Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur sot në fshatin Vogovë të Gjakovës.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin, ku dyshohet se shoferi i automjetit, ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj.
“Me datën 27.04.2025, rreth orës 02:05, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Vogovë – Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku dyshohet se shoferi i një automjeti, gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë e aksidentit, një person (mashkull, shtetas i Shqipërisë) ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Elezaj.