Forumi i këtij viti, që po mbahet në Erzurum, Turqi, premton të nxisë dialog të rëndësishëm mbi çështje kyçe, përfshirë turizmin, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, njofton Oda Ekonomike e Kosovës.

“Pjesëmarrja në PEF 2025 është një mundësi e jashtëzakonshme për të takuar vendimmarrës të rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar dhe për të gjetur rrugë të reja për mbështetjen e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare” tha Rafuna.

Pjesë e këtij forumi janë folësit, Cevdet Yılmaz, Zëvendës President i Turqisë, si dhe Rifat Hisarcıklıoğlu, president i Bashkimit të Odave Ekonomike të Turqisë.

Në takimin e drejtpërdrejtë Kryetari Rafuna e falënderoi Hisarcıklıoğlu për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Odës Ekonomike të Kosovës.

Gjatë këtij Forumi Rafuna u takua edhe me Ministrin e Tregtisë së Turqisë Omer Bolat me të cilin u diskutuan mënyrat e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dyja vendeve tona.