“Ne kemi kryer obligimin tonë kushtetues, duke propozuar kandidatin për kryetar dhe duke votuar për. Ata që thonë se po bllokohet nga të gjithë dhe të gjithë duhet të ndajnë përgjegjësinë e kanë gabim. Bllokada s’bëhet me votë për. Ne përtej saj s’mund të votojmë vota të tjera”, ka thënë ai.

Ai tha se VV nuk po bllokon procesin dhe se deputetët e saj po votojnë propozimin, përfshirë edhe disa vota të minoriteteve. Murati tha se ka progres pasi që sot votuan 41 vota kundër propozimit të VV-së për kryeparlamentare.

Sipas tij, kushtetuta ia njeh vetëm partisë fituese që të propozojë kandidatin për kryeparlamentare.

Ai tha se VV është e gatshme për zgjedhjet, por nuk janë për këtë. “Ne nuk jemi për skenarin e fundit që do të ishin zgjedhjet”, tha Murati.