Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas vetëdorëzimit, nga i dyshuari – një mashkull kosovar – është konfiskuar një armë zjarri, së bashku me një karikator që përmbante një fishek.

Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet e drejtësisë.