Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë.

 

Viktima është identifikuar si R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtim, në afërsi të banesës së tij. Policia informon se 58-vjeçari është qëlluar me armë zjarri.

“Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Menjëherë pas konstatimit të trupit të pajetë, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të krimit.