Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për lëndim të rëndë trupor, që ka ndodhur më 27 prill 2025, rreth orës 15:10, në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.
Viktima, F.V., një 16-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dyshohet se tre persona, duke pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia njofton se viktima ka marrë ndihmën e parë në emergjencën e Ferizajt dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Pas një pune intensive hetimore, Policia e Ferizajt ka identifikuar një person të dyshuar dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme të kërkimit. Më 28 prill 2025, rreth orës 12:30, është arrestuar M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, me vendbanim të përkohshëm në Ferizaj. Gjatë kontrollit trupor ndaj të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.