Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për zhvillimet në komunën e Gjilanit dhe për gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, njofton komuna.
I pari i komunës ka njoftuar se “ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Bohumil Mozanek, e informova për angazhimin tonë në sektorin e zhvillimit ekonomik, arsimit, kulturës dhe bujqësisë”.
Më tutje ai ka bërë me dije se kanë biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sektorë të tjerë, “edhe për miqësinë mes vendeve tona dhe bashkëpunimin në të ardhmen”.
Nga ana tjetër ambasadori i Republikës së Çekisë në Kosovë, Bohumil Mazanek, ka shprehur gatishmërinë për rritjen bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive dhe përvojave.