Organizata  Friedrich Ebert Stiftung e cila ka shpërndarë edhe fotografi të këtij instilacioni thotë jeleku që sot u ngrit aty është simbol universal i të gjithë punëtorëve.

“Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune. Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune”, thuhet në mbishkrimin e kësaj organizate në përkujtimin e kësaj dite.

Instilacioni sipas tyre, është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori.