RTSH
Dita e sotme në Shqipëri parashikohet të jetë relativisht e paqëndrueshme, me kthjellime e alternime vranësirash të cilat prej orëve të mesditës do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht lokal.
Gjatë orëve të pasdites parashikohet ndërprerje graduale e reshjeve. Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa valëzimi në dete i ulët i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat e regjistruara:
Në zonat malore 7 deri 22 °C
Në zonat e ulëta 10 deri 26°C
Në bregdet 13 deri 25°C