By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mashtrimi i 57-shit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mashtrimi i 57-shit
Opinion

Mashtrimi i 57-shit

Kosova Times
Last updated: 2025/04/29 at 11:17 AM
Kosova Times Published April 29, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Albinot MALOKU

Ishte viti 1957, dhe tymi i mashtrimit filloi të ngrihej nga paketat e para të ‘Filter 57’. Askush nuk e dinte ende që ajo cigare, e kthyer me kokë poshtë, do të bëhej metafora perfekte për një sistem të tërë. Në mesin e punëtorëve që nuk bënin pyetje dhe burokratëve që shpiknin përgjigje, një djalosh që paketonte cigaret me dorë të lënduar do të dyshonte për herë të parë… Dhe nga ajo dyshim i vogël do të shpërthente një histori që do të përmbyste qetësinë e mashtrimit të institucionalizuar.

Sistemi monist, ndër të tjera, ishte mashtrues – aq sa edhe logjika më dembele nuk mund ta pranonte atë që i servohej si diçka e pranueshme! Në vitin 1957, në Republikën Socialiste të Sllovenisë, në përbërje të RSFJ-së, kompania e duhanit “Tobaçina Lublana”, në bashkëpunim me kompaninë iraniane “Imperial Tobacco”, filloi prodhimin e cigares së parë me filtër në Jugosllavi, me emrin “Filter 57”.

Ndryshe nga markat e tjera të kohës moniste, këto cigare ishin paketuar me kokë poshtë. Ky detaj i vogël, në pamje të parë i parëndësishëm, u shoqërua me një shpjegim zyrtar po aq absurd sa edhe sistemi vetë: sipas autoriteteve, cigaret ishin vendosur me filtër nga poshtë për të mbrojtur punëtorët nga infeksionet, në rast se ata i kapnin cigaret me duar të ndotura. Duke qenë se pjesa e ndotur digjej, mendohej se konsumatori do të vendoste në gojë vetëm filtrin e pastër.

Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Një gabim teknik gjatë paketimit nuk u pranua kurrë nga prodhuesi, i cili, për të mos dëmtuar imazhin e fabrikës, ndërtoi një mashtrim që u përhap dhe u pranua si i mirëqenë nga opinioni publik. Një gënjeshtër që filloi me një paketim të kthyer përmbys, dhe përfundoi duke zbuluar përmbysjen e vetë së vërtetës në një sistem që jetonte nga simulimi.

You Might Also Like

Dinjiteti qe ulet ne toke dhe politika qe rri ne kolltuk!

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Kosova Times April 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiqi në Shkup: Kosova kurrë s’do të bëhet anëtare e OSBE-së

Kosova Times Kosova Times November 30, 2023
Shqipëri, shqetësim në rritje për paditë SLAPP ndaj gazetarëve
Përgatitjet për misionin hapësinor në Hënë “Artemis II”
Samiti i Bërdo-Brijunit, Begaj: Së bashku drejt së ardhmes evropiane
Postecoglou: Son po e aryeston shiritin e kapitenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?