By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sadomazohizmi partiak (bllokada), si një “makiavelizëm” i ri politik në Parlamentin e Kosovës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sadomazohizmi partiak (bllokada), si një “makiavelizëm” i ri politik në Parlamentin e Kosovës!
Opinion

Sadomazohizmi partiak (bllokada), si një “makiavelizëm” i ri politik në Parlamentin e Kosovës!

Kosova Times
Last updated: 2025/04/29 at 3:56 PM
Kosova Times Published April 29, 2025
Share
SHARE

Shkruan sociologu: Fadil MALOKU

Odisejada e bllokadës në formimin e institucioneve në Parlamentin e Kosovës duket që do zgjasë edhe për një kohë…Bllokada si strategji politike, në rastin tonë përveç që është një sadomazohizëm i llojit të vetë (se bazohet ende në kryeneçësi fisnore!) në etnopsikologjinë dhe mentalitetin tonë, është shndërruar e ndërtuar edhe në një mjet mjaft të sofistikuar për të ushtruar presion sistematik mbi rivalët ideologjik për të fituar sa më shumë pushtet në procesin e formimit të qeverisë së ardhshme kosovare.
Tipi i bllokadës sonë që u “kultivua” gjatë këtyre tetë seancave të dështuara me përplot nuanca sadomazohiste për ta “lënduar” kundërshtarin politik sidomos në pikat që rivalët ideologjik i kishin identifikuar si më të dobëtat, me ditën e sotme (seancën e tetë) ka filluar të marrë edhe ca doza të një vetëkënaqësie e vetëlëndimi (lexo; masturbimi!) të ri socio politik që (as)pak është parë në të kaluarën e afërt. Kjo “dozë” sa po mund të hetohet përveç qëllimit final që e ka ndërtimin e narracionit të shfajësimit dhe “viktimizimit” që ndodhi gjatë gjithë seancave bllokuese, e ka edhe një porosi tjetër sociale: atë të shpërndarjes se kësaj “doze” me aplikativitet sa më masiv te elektorati dilematik dhe militantët agresiv, nevojën e një “kujdestarie online”, nëpër rrjetet sociale dhe jetën publike.
Fitohet përshtypja se e gjithë saga e bllokadës, si mjet politik në prapavijë e ka ” pataten e nxehtë”, të cilën asnjë subjekt nuk po guxon as ta përmend në këtë fazë. Arsyet janë të ndryshme. Por, që të gjithë e dinë, ama askush s’po e merr guximin ta “promovoj” e artikuloj te qytetaria ate. Pra, “Patatja e nxehtë” (Asociacioni, Gjykata Speciale, proceset integruese, anëtarësimi në institucione ndërkombëtare, sanksionet, etj.), është ajo “vija e kuqe” apo ajo pengesa kryesore që faktikisht është duke e bërë “afirmimin “e bllokadës së Parlamentit. Një koalicion potencial që në agjendat e veta partiake e ka të përfshirë temën e “patates së nxehtë” gjithsesi për t’i ikur përgjegjësisë do e refuzoj pjesëmarrjen në formimin e qeverisë së ardhshme. Dhe gjithnjë do gjejë pretekste periferike, për ta “ambalazhua” e kamuflua argumentin e refuzimit. Të gjitha subjektet parlamentare, shpresojnë se; Bllokada si mjet e metodë e lejuar politike që përdoret për të bërë presion mbi rivalët politik në mënyrë që të përfitohet sa më shumë pushtet e ndikim publik, ani pse është në lloj “makiavelizmi” i vrazhdë, në vendet me traditë të gjatë demokratike gjithnjë e ka pasur një epilog përfundimtar qoftë në favor të “bojkotuesëve” qoftë të “kërcënuesëve” të rendit Kushtetues.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Kosova Times April 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia po përgatit një tjetër goditje masive

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Hajdari: Prokuroria po heton 64 raste të dhunimeve seksuale
Qeveria në detyrë miraton në parim kërkesën e RTK-së për huamarrje
Osmani në Katar: Të rinjtë tanë po kontribuojnë në fuqizimin e sektorit ICT
Mjeku abuzon atletet e rinj: Dënohet me 360 ​​vjet dhe mes viktimave kishte medalje të artë olimpike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?