Kryetari Ilazi e konsideroi këtë projekt si shumë të rëndësishëm, duke shtuar se ky vend meriton trajtim të veçantë gjithmonë, për vlerën dhe rëndësinë historike kombëtare që ka, njofton komuna.

Tutje ai shtoi se investimi në ruajtjen e vlerave të luftës është nevojë dhe domosdoshmëri e kohës, për të  ruajtur vlerat  dhe sakrificën e popullit tonë e për ta përcjellur atë tek brezat e rinjë.

Sipas menaxherit të projektit Ilir Koraqi, projekti është investim komplet komunal dhe kap vlerën afër 200 mijë euro .