Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë  dy vetura, teksa kanë mbetur të lënduar edhe katër persona tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot, rreth orës 12:54,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti, i shkaktuar  në rrugën rajonale Mitrovicë -Skenderaj, përkatësisht në fshatin Klinë e Ulët. Në aksident janë  përfshirë  dy vetura, ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident  ka humbur  jetën viktima femër  rreth 65 vjeçare, ndërsa lëndime kanë  pësuar  edhe katër persona tjerë të cilët  janë dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha ai.

Sipas Zahitit njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për  aksidentin.