Sipas njoftimit, nga ky vendim përjashtohen autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, ata të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”, inspektorëve komunalë, etj.

“Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4’, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.