Përmes një komunikate për medie kjo prokurori bën të ditur se nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm dhe për të Mitur, prokurorët e shtetit, kanë ngritur 580 aktakuza ndaj 658 personave për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Kosovës.

“Mesatarja për muaj e ngritjes se aktakuzave është 193, kurse e personave të akuzuar rreth 220 persona të akuzuar për një muaj pune”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor Kodit Penal i Kosovës.