Kandidatja për kryekuvendare nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për të gjashtën herë ka dështuar të zgjidhet në krye të këtij institucioni, por emri i saj pritet të jetë sërish i propozuar për këtë post.

Deri më tash nga LVV-ja nuk ka sinjale për ndryshim qëndrimesh. Gjithashtu, sinjale për ndryshim qëndrimesh nuk ka as nga partitë që nuk po pajtohen me emrin e Haxhiut, si e propozuar për kryekuvendare.

PDK, LDK dhe AAK disa herë i kanë kërkuar LVV-së që ta ndërrojë kandidaten. Madje, janë përmendur disa emra që deputetë të partive tjera kanë shprehur gatishmërinë t’i votojnë, por LVV-ja nuk i ka marrë parasysh.

Në këtë situatë është bërë thirrje që presidentja Osmani të ndërmarrë iniciativë duke mbledhur liderët e partive në një takim të përbashkët për të gjetur një zgjidhje.

Vazhdimi i seancës pritet të mbahet nesër në orën 10:00.