Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili e refuzoi ftesën e Kurtit për takim para tentimit të nëntë për konstituimin e Kuvendit, ka komentuar zhvillimet brenda sallës plenare dhe tentimin që votimi i kryeparlamentarit të bëhej me votim të fshehtë.
A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë! Gjersa të thërrasin në takim, jashtë të ofendojnë. Në fund veprojnë në arbitraritet të plotë! Sepse nuk njohin njerëzoren, as fjalën as kurrizin! Kjo politikë duhet të marrë fund! LDK do t’i japë fund!”, ka shkruar ndër të tjera, Abdixhiku.
Sipas tij, është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj.
“Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më parë. LDK e ka të qartë. Prandaj është konsistente. Para, gjatë e pas zgjedhjeve. Prandaj votuesi e mbështetësi i LDK-së sot rri krenar!”, ka përfunduar shkrimin rreth situatës së krijuar sot, kreu i LDK-së.