Me këtë rast, kryetari Ahmeti theksoi se kjo marrëveshje është dëshmi e përkushtimit të institucionit për t’u krijuar të rinjve hapësira të reja për zhvillim dhe për të investuar në të ardhmen e tyre, përmes aktiviteteve inovative, edukative dhe teknologjike.

“Kjo marrëveshje e re forcon partneritetin ndërmjet Komunës së Lipjanit dhe The Foundation House për realizimin e projekteve të përbashkëta që adresojnë nevojat dhe potencialin e të rinjve”, njofton komuna.