rtsh
Moti në Shqipëri parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira të pakta mesatare, kryesisht të përqendruara në relievet malore të vendit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi 7m/s, e shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të Forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 9 deri 24°C;
Në zonat e ulëta 14 deri 30°C;
Dhe në bregdet 14 deri 29°C.