Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte kapur rreth orës 06:00 me urdhërarrest aktiv, por ka ikur gjatë kohës që ishte nën mbikëqyrje.

“Menjëherë pas arratisjes, është ndërmarrë një operacion intensiv kërkimi dhe pas një kohe, i njëjti është arrestuar sërish. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje. Autoritetet po hetojnë rrethanat e arratisjes”, njofton policia.