Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot, bashkë me kryetarin Bali Muharremaj, kolegët e Aleancës nga Suhareka, miq e familjarë, ka nderuar veprën heroike të heroit Besim Ndrecaj.
Ai, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka theksuar se Besim Ndrecaj ishte shembulli unik i luftëtarit që nuk u tremb kurrë përballë armikut. Ai ishte frymëzim i përhershëm i secilit në luftë për të arritur deri te liria, sot, krenaria e Suharekës dhe e gjithë kombit shqiptar.
“Emri dhe vepra e tij do të jetojnë në çdo gjeneratë dhe do të kujtohen me nder e krenari. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Besim Ndrecaj!”, ka shkruar Haradinaj.