By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: LDK e PDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > LDK e PDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit
Lajme

LDK e PDK me kritika të ashpra ndaj qeverisë në Ditën e Lirisë së Shtypit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/03 at 4:14 PM
Kosova Times Published May 3, 2025
Share
SHARE

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dy partitë opozitare në legjislaturën e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë reaguar ashpër ndaj Qeverisë Kurti, duke e akuzuar atë për përkeqësimin e gjendjes së lirisë së mediave në vend.

 

Të dyja këto parti e konsiderojnë si tejet shqetësues faktin që Kosova është renditur në pozitën e 99-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit nga organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke pësuar kështu rënien më të madhe në 15 vitet e fundit dhe duke u renditur më keq se të gjitha vendet tjera të rajonit.

LDK, në komunikatën e saj, thekson se ky regres i thellë është rezultat i qasjes së Qeverisë aktuale ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Për katër vite qeverisje, ky pushtet ka sulmuar gazetarët, denigruar mediat kritike si dhe ka tentuar të heshtin fjalën e lirë”, thuhet në reagimin e LDK-së, e cila shton se liria e shtypit është themel i një demokracie funksionale dhe se pa të, qytetarët privohen nga e drejta për informim, ndërsa abuzimet e pushtetit mbeten në hije.

Nga ana tjetër, PDK e cilëson këtë rënie në indeks si një “aktakuzë politike dhe morale për Qeverinë e Kosovës”. Sipas PDK-së, ambienti për gazetarët është bërë represiv, i frikës dhe shantazhit, duke u karakterizuar nga sulme verbale dhe linçime publike nga pushteti.

“Në vend të mbështetjes së gazetarisë së lirë, pushteti aktual ka zgjedhur të sulmojë gazetarët, t’i etikojë ata, t’i injorojë pyetjet legjitime dhe të favorizojë propagandën mbi transparencën,” thuhet në komunikatën e PDK-së.

Të dyja partitë kanë shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e gazetarëve në Kosovë, duke premtuar mbështetje të fuqishme për mediat e pavarura dhe zotim për krijimin e një klime të lirë dhe demokratike për shtypin në qeverisjet e ardhshme.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times May 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Drejtori i shkollës në Pakistan shpëton jetën e 900 nxënësve me reagim të shpejtë

Kosova Times Kosova Times August 17, 2025
Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve
Blinken në turne diplomatik për të siguruar armëpushim në Gazë
Scholz: E sigurt Gjermania nuk luan ruletë ruse
Një qytet fantazmë ku ende jeton legjenda e Romeos dhe Xhulietës kalabreze
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?