Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka performuar para një publiku rekord prej 2.5 milionë fansash në plazhin e famshëm Copacabana në Rio de Janeiro, një event që shënoi koncertin më të frekuentuar të një artiste femër në histori.

 

Ky koncert e kaloi rekordin e mëparshëm prej 1.6 milionë shikuesish, të arritur nga Madonna në të njëjtin vend vitin e kaluar.

Sipas përfaqësuesve të Lady Gaga-s, ky koncert është i pari që nga viti 2012 në Brazil dhe u bë i njohur për numrin e jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve, përfshirë rreth 500,000 fansa nga jashtë Brazilit. Koncerti solli një ndikim të madh ekonomik, duke sjellë mbi 100 milionë dollarë për ekonominë e Rio-s.

“Sonte, ne po bëjmë histori… Faleminderit që po e bëni historinë bashkë me mua”, tha Lady Gaga përpara publikut, i cili përfshinte mbi një milion brazilianë, si dhe 500,000 fansa të tjerë që udhëtuan nga vendet e tjera për këtë koncert të veçantë, i cili solli mbi 100 milionë dollarë në ekonominë e Rio-s, sipas The Associated Press.

Pavarësisht se ky koncert u bë i famshëm për numrin e madh të pjesëmarrësve, rekordi për koncertin më të madh në histori, sipas Guinness World Records, mbetet i pa prekshëm nga Rod Stewart, i cili tërhoqi mbi 4 milionë njerëz në Copacabana në natën e Vitit të Ri të vitit 1994.