Një mosmarrëveshje për motive te panjohura ndërmjet prindit dhe të biri të tij ka quar në përleshje. Djali ka ngritur duar mbi prindin e tij. Pas alarmimit, policia ne vend ngjarje i ka shoqëruar në stacionin policor. Policia e Kosovës ka njoftuar se në Istog janë arrestuar babë e bir, për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete.
Sipas policisë, pas trajtimit mjekësor të dyshuarit janë intervistuar. Djali është dërguar në mbajtje, ndërsa babai është liruar në procedurë të rregullt.