Rreth mesditës është gjetur pa shenja jete një grua në Liqenin e Batllavës. Rastin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

 

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, si dhe ka hapur rastin ‘Hetim mbi vdekje’.

Në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.