Policia njofton se një rast i zhdukjes së një personi është raportuar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Ankuesi ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga banesa të premten dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet policore dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera.