Lojtarët janë grumbulluar në kryeqytet dhe kanë zhvilluar dy stërvitjet e para nën drejtimin e selektorit Bujar Qerimi.

Siç ka theksuar Federata e Hendbollit e Kosovës, të gjithë hendbollistët e ftuar janë në dispozicion të stafit teknik.

Ndeshja ndaj Ishujve Faroe është e parafundit në kuadër të fazës së fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2026”.