Ai, në një shkrim në ‘Facebook’, ka theksuar se “me kalimin e viteve nuk zbehet vepra patriotike e akademik Fehmi Aganit, një ndër ideatorët themeltarë të Republikës së Kosovës”.

“Me kalimin e viteve nuk zbehet vepra patriotike e akademik Fehmi Aganit, një ndër ideatorët themeltarë të Republikës së Kosovës. Si ideolog largpamës dhe veprimtar i paepur i çështjes kombëtare, ai zgjodhi anën e drejtë të historisë dhe idealet e lirisë. U vra mizorisht nga pushtuesi serb më 6 maj 1999, por la pas një trashëgimi që na frymëzon përherë. U kujtoftë përjetë!”, ka shkruar Haradinaj.