Bahri Fazliu ishte njëri ndër themeluesit e LKÇK-së dhe më vone i angazhuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për disa vjet jetoi në ilegalitet dhe ishte kryeredaktor i revistës “Çlirimi” e cila botohej nga LKÇK-ja.

Bahri Fazliu ishte vëlla i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Për nder të përvjetorit të rënies së tij nga ora 12:00 në varrezat e deshmoreve ne Velani – Prishtine do te kete homazhe.