Sipas njoftimit, ngjarja ka mbuluar një punonjës që ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, kanë nisur operacionin duke angazhuar personel, pajisje të specializuara dhe ekipe K9, me synimin për realizimin e një ndërhyrjeje të suksesshme”, thuhet në njoftim.

Shembja e inerteve zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit, i cili përpunohej në fabrikën e pasurimit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze.

Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar, teksa kërkimet kanë nisur prej tre ditësh.