Prokurori Themelore e Mitrovicës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është realizua një aksionin kundër armëve ilegale në tri lokacione në veri të Kosovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se është sekuestruar një sasi e armatimit dhe pjesë të ndryshme të armëve.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në tri lokacione, me ç`rast në njërin nga lokacionet në Mitrovicën e Veriut janë gjetur dhe sekuestruar sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftim.
Tutje, njoftohet se një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për shkak të veprave penale që lidhen me armët.
“Është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.