By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ka ikur koha e tranzicionit politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ka ikur koha e tranzicionit politik!
Opinion

Ka ikur koha e tranzicionit politik!

Kosova Times
Last updated: 2025/05/07 at 7:35 PM
Kosova Times Published May 7, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tashmë çdo gjë është qartësuar sa u përket pengesave sa i përket formimit të institucioneve dhe çdo gjë është bërë e pakuptimtë me përsëritjen e refrenit të njëjtë të dështimit të seancave të Kuvendit të Kosovës!

Refuzim i sinkronizuar

Dështimi për të 12-ën herë i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës, është duke shkaktuar neveri tek qytetarët e Kosovës!

Të neveritshme janë bërë partitë opozitare duke insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, duke e konsideruar se është në kundërshtim me rregulloren e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Pas ndryshimit të mënyrës së votimit, tre partitë opozitare shqiptare po refuzojnë që t’i propozojnë kandidatët për anëtarë të komisionit votues për votim të fshehtë.

Njëjtë, ka vepruar edhe Lista Serbe, e cila e ka kundërshtuar çdo formë të votimit të kandidatës së partisë fituese të zgjedhjeve.

Pozita në të drejtën e saj për kandidatin, opozita me bllokadën e njëjtë dhe absurde për ndërrim të kandidatit për kryeparlamentar!

Hipokrizia e partive bllokuese opozitare!

Rrënimi i sistemit zgjedhor dhe demokratik e paraqet rrënimin e vlerave të shoqërisë sonë. Kriza artificiale institucionale ka ardhur si produkt i urrejtjes dhe inateve personale dhe e kalkulimit të arritjes në pushtet si humbës i zgjedhjeve, praktikë kjo e shëmtuar që na ka përcjellë nga pas lufta e deri më sot.

Mungesa e lidershipit të përgjegjshëm dhe mungesa e vakumit ligjor janë bërë shkak i dështimeve të njëpasnjëshme të seancave të Kuvendit të Kosovës!

Edhe përkundër proceseve të shpeshta zgjedhore, për 17 vite pavarësi nuk arritëm të prodhojmë një lidership të ndërgjegjshëm dhe as politikan të përgjegjshëm që i dalin zot vendit në situata të vështira, siç ndodhemi aktualisht pas procesit të fundit zgjedhor.

Periudha e tranzicionit politik është përdorur si mjet për pasurim të paligjshëm nga plaçkitja e pasurisë shoqërore dhe zhvatja sistematike e buxhetit të shtetit.

Kërkesa për qeveri tranzitore, tingëllon keq në veshët e qytetarëve

Qeveritë tranzitore krijohen në gjendje të luftës apo të pandemive globale deri në kapërcimin e situatave emergjente, por jo pas një procesi të rregullt zgjedhor, të pastër dhe demokratik.

Imoraliteti dhe paaftësia për të zgjidhur ngërçin politik, e ka kthyer legjislaturën aktuale në një situatë të paqartë dhe hipotetike, ku asnjë deputet nuk është në gjendje ta thotë të vërtetën si deputet i zgjedhur nga populli, por prononcohen vetëm si përfaqësues të partive politike me direktiva të liderëve partiakë!

Kjo gjendje e varfërisë shpirtërore e deputetëve të zgjedhur e ka sjellë Kuvendin në situatën më të mjerueshme nga paslufta e këndej.

Pasi, është hera e parë në historinë e parlamentarizmit kosovarë, e ngërçit politik për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe kryesisë së Kuvendit.

Deri më tani ishim mësuar me bllokadat në zgjedhjen e kryeministrit apo presidentit, por jo të bllokohemi në fazën fillestare të konstituivit të Kuvendit!

Parimi bazik i demokracisë janë zgjedhjet e lira, kurse rregull e parë pas procesit zgjedhor është respektimi i vullnetit të qytetarëve, përkatësisht i njohjes së rezultatit zgjedhor dhe e të drejtës së partisë fituese për formimin e Qeverisë, e jo duke e bërë të kundërtën në bllokimin e formimit të institucioneve siç po ndodhë nga 15 prilli e deri më sot!

Kur demokracia është shndërruar në një mjet autokratik, politika në instrument përfitimi material dhe zgjedhjet në lojë të pandershme me qytetarët, zgjedhjeve të lira u ka humbur kuptimi. Zgjedhjet pa ndryshime përmbajtësore, përveçse të pakuptimta, janë bërë sinonim i së keqes dhe abuzimit me qytetarët.

You Might Also Like

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times May 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në ‘Defender Europe 2025’, 29 shtete me 25 mijë ushtarë

Kosova Times Kosova Times May 24, 2025
Apel miqësor për interesin shtetëror deputetëve të e Republikës së Kosovës!
Braktis Prizrenin, Ceku kandidon për Prishtinën
Kosova mbulon tregun vendor me karota
Dinamo dhe Prishtina e Re do të përballen në ndeshjen e barazhit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?