“Ekrem Rexha – Drini, ishte ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili me aftësitë e tij si udhëheqës dhe vizionar, la gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të lavdishme. I afërt dhe i respektuar nga të gjithë, humbja e tij ishte një goditje e madhe për vendin dhe një dhimbje e thellë për familjen dhe bashkëluftëtarët,” shkruan Haradinaj.

Ai përkujtoi gjithashtu sakrificën e banorëve të fshatrave Kashicë, Staradran dhe Terstenik, të cilët sipas tij më 8 maj të vitit 1999, u bënë gurthemel i shtetit.

Në përvjetorin e kësaj date, Haradinaj ka kujtuar edhe Betejën e Llapushnikut, të zhvilluar më 8, 9 dhe 10 maj të vitit 1998, që e quajti një ndër betejat që ndryshoi rrjedhën e luftës çlirimtare.

“Me përulje e respekt kujtojmë dhe nderojmë 47 Dëshmorë dhe 54 Martirë që ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Njëkohësisht, në ditën e tyre kujtojmë dëshmorët dhe martirët e fshatit Lëbushë,” u shpreh Haradinaj.

“Gjaku i tyre u bë themel i lirisë sonë, dhe kujtimi për ta do të mbetet i gjallë brez pas brezi. Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës!”, përfundoi Haradinaj.