Deputetja Kryeziu Hyseni, në një postim në Facebook, ka reaguar duke shtuar se kjo parti nuk ka bë kallëzim penal as kundër Listës Serbe, e këtë e ka bërë kundër Qeverisë së Kosovës.

“Asnjë kallëzim penal Listës Serbe, asnjë kallëzim penal ShIK-ut, dhe natyrisht tash kallëzim penal Qeverisë së Kosovës!”, ka shkruar ajo në Facebokk.

Ndryshe, LDK ka dorëzuar sot kallëzim penal, për si thotë ajo, “për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve ndaj ish-Kryeministrit Kurti dhe ish ministrave, të rizgjedhur deputetë”.