Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi në Prizren familjen e Ekrem Rexhës, Komandant Drinit, gjersa sot u shënua 25- vjetori i vrasjes së tij.
Kryeministri Kurti e nderoi figurën e Komandant Drinit gjatë ditës së sotme. Ai bëri homazhe në varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në Landovicë si dhe te memoriali i tij në lagjen Bazhdarhane në Prizren.
“Ka qenë strateg ushtarak dhe veprimtar e intelektual i cili i ka impresionuar të gjithë bashkëbiseduesit vendorë dhe të huaj, përfshirë edhe ata që e kanë intervistuar gjatë luftës e pas saj”, ka thënë Kurti .
Ai ka shtuar se 25 vite me vonë drejtësia për Komandant Drinin është vonuar aq shumë sa që është mohuar.
Kurti gjithashtu u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë çështje një orë e më parë dhe ta zbardhin rastin.