By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin
January 20, 2026
ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje
January 20, 2026
Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore
January 20, 2026
Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave
Lajme

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Kosova Times
Last updated: 2025/05/08 at 11:00 PM
Kosova Times Published May 8, 2025
Share
SHARE

Ndërmarrja “Prishtina Parking” tanimë nuk ka të drejtë të vendosë bllokada në gomat e veturave të parkuara në rast të mospagesës së tarifës, e as të bartë apo zhbllokojë vetura. Kjo pas miratimit të padisë që Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka dorëzuar në Gjykatën Supreme, e cila ka vendosur në favor të kësaj padie. Sipas të dhënave, “Prishtina Parking” ka lëshuar deri në 6 mijë tiketa në ditë për shfrytëzuesit e parkingjeve dhe ka vendosur rreth 190 bllokada në ditë.

 

Nga 5 maji, ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” nuk ka asnjë kompetencë që të vendosë bllokada në vetura, obligohet të marrë përgjegjësi për dëmet që shkaktohen nga punonjësit e saj, nuk ka të drejtë të bllokojë, zhbllokojë apo bartë vetura për shkak të mospagesës së tarifës dhe nuk mund t’ua mohojë qytetarëve qasjen në shërbime publike, duke ua imponuar formën e pagesës vetëm përmes telefonit.

Kjo sipas një vendimi të Gjykatës Supreme, e cila ka miratuar padinë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, duke shfuqizuar 9 dispozita të rregullores së ndërmarrjes “Prishtina Parking”.

“Nga të dhënat zyrtare që ka Prishtina Parking thuhet që diku gjatë ditës i lëshon diku deri në 6000 tiketa për shfrytëzuesit e parkingjeve në komunën e Prishtinës, ndërsa janë rreth 190 bllokada që i vendosin çdo ditë në veturat e qytetarëve të cilët qoftë për vonesa të arsyeshme apo paarsyeshme vonojnë për me e bo pagesën në Prishtina Parking, ndonjëherë ndoshta edhe për problem të sistemit të tyre”, tha Liridon Salihi, qendra për raste gjyqësore strategjike.

“Ky vendim i gjykatës supreme është një fitore e madhe për misionin e qendrës për mbrojtjen e interesit publik nga aktet nënligjore të kundërligjshme të autoriteteve publike dhe gjetjet e gjykatës sipas padisë sonë do të shërbejnë si precedent për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës për shfrytëzimin e parkingjeve publike”, tha Ema Pula, Qendra për Studime Juridike dhe Politike.

Nga kjo organizatë njoftuan se do të monitorojnë respektimin e vendimit të Supremes nga komuna e Prishtinës dhe nga ndërmarrja Prishtina Parking, duke paralajmëruar padi të reja në rast të shkeljes së vendimit.

RTK kërkoi nga “Prishtina Parking” një përgjigje në lidhje me vendimin e Supremes për shfuqizimin e pjesshëm të rregullores së ndërmarrjes dhe zyrtarët e saj thanë se do ta zbatojnë vendimin e gjykatës.

You Might Also Like

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

KQZ planifikon që deri në fund të janarit të përmbyllë rinumërimin

ZKA nis auditimin për fuqizimin e grave në vendimmarrje

Arrestohet i dyshuari për veprimtari të kundërligjshme mjekësore

Kurti takoi përfaqësuesit nga Këshilli i Jashtëm për Marrëdhënie Ekonomike

Kosova Times May 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qindra rusë humbën para në pronat e paluajtshme turke

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Sfidat e sigurisë mbledhin në takim ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
Medvedev tha se Rusia mund të aneksojë Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut
Policia Ushtarake Kroate trajnon Policinë Ushtarake të FSK-së
Sylvinho para ndeshjes me Ukrainën: Luajmë për fitore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?