Kjo moto është një thirrje për të nderuar dhe për të reflektuar mbi përkushtimin e miliona vullnetarëve dhe punonjësve humanitarë të cilët, shpeshherë në kushte të rrezikshme, ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë, duke ruajtur dinjitetin njerëzor dhe duke sjellë shpresë në kohë krizash.

Mesazhi i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, këtë vit, është të qëndruarit në anën e njerëzimit, raporton RTKlive.

“Çdo ditë, në komunitetet anembanë botës, vullnetarët dhe stafi i Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe zgjedhin të qëndrojnë në anën e njerëzimit. Në këtë 8 maj, ne nderojmë përkushtimin e tyre të palëkundur – ndaj komuniteteve të cilave u shërbejnë, parimeve që ata mbështesin dhe njerëzve që ata ndihmojnë dhe mbrojnë”, thuhet pos tjerash në këtë mesazh.

8 maji është zgjedhur pasi në këtë datë ka lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant. Ai ka marrë Çmimin e parë të Nobelit për Paqe.

Dita e Kryqit të Kuq është shënuar për herë të parë në vitin 1948. Pas disa ndryshimeve të emrave, është bërë Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 1984.