Rasti ka ndodhur të shtunën. Ajo thuhet se ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Raportohet se sipas ekipit mjekësor viktima femër/kosovare ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.