Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Liri Berisha, kanë votuar pranë qendrës së votimit të vendosur në ambientet e Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Berisha i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votime, ndërsa 11 majin e konsideron “një Ditë të dytë Vere”.
“Një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar që sot të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend. Unë, çdo njeri që takova, takova njerëz të gëzuar dhe të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do kemi një ditë të dytë vere, ndaj thirrja ime është votoni, votoni, votoni!”, tha Berisha.