By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara
July 20, 2025
Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina
July 20, 2025
Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj
July 20, 2025
Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik
July 20, 2025
Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani
Lajme

Përkujtohet rënia e heroit Agron Rrahmani

Kosova Times
Last updated: 2025/05/12 at 9:55 PM
Kosova Times Published May 12, 2025
Share
SHARE

Janë bërë 27 vjet nga rënia heroike e një prej figurave kyçe të UÇK-së, Agron Rrahmanit, i cili ishte vrarë pesë ditë pas vrasjes së heroit Bahri Fazliu. Që të dy, për disa muaj, kishin qenë të burgosur në kohën e demonstratave të atëhershme, ndërsa më pas i ishin bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Në 27-vjetorin e rënies së Agron Rrahmanit, një prej figurave kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, autoritetet dhe qytetarët kanë kujtuar kontributin e tij për lirinë e vendit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë homazheve, theksoi se humbja e Rrahmanit, ashtu si ajo e Bahri Fazliut, ishte një goditje e rëndë për luftën çlirimtare.

“Pesë ditë pas vrasjes së Bahri Fazliut është vrarë edhe Agron Rrahmani. Këto dy vrasje të heronjve tanë të popullit, të luftëtarëve të paepur, të njerëzve aq të dashur, kanë qenë goditje shumë të mëdha për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Agron Rrahmani ka pasur edhe të njëjtën moshë me Bahri Fazliun. Gjatë viteve ’89-’90 kanë qenë të dy në burg në kohën e demonstratave dhe më pas janë organizuar bashkërisht me pjesëtarë të UÇK-së dhe, me dallim prej 5 ditësh, bien heroikisht në përballje me forcat armike. Agron Rrahmani, sikurse edhe të gjithë dëshmorët e kombit, e përbëjnë historinë e kombit, ndërkaq pikërisht kujtimi ynë për ta, besnikëria jonë ndaj tyre, na ndriçon rrugën tonë përpara, në mënyrë që të ecim edhe në mbrojtje të atdheut, edhe me demokracinë e institucioneve, edhe me progres për shoqërinë dhe zhvillim për ekonominë tonë, për këtë brez dhe për brezat që do të vijnë”, tha Kurti.

Bashkëluftëtarë e familjarë, gjersa bënë homazhe te varri i Agron Rrahmanit, nderuan sakrificën e tij për liri.

“Agroni ka ra si rezultat i punës së tij të përditshme, si rezultat i punës dhe aktivitetit të tij për të ndërtuar institucionet tona politike, ushtarake, që luftojnë kundër pushtuesit serb dhe më 11 maj është dita kur është bërë Bashkimi i potencialit ushtarak të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Fatmir Humolli, bashkëluftëtar.

“Agron Rrahmani ka qenë njëri ndër ata të cilët i ka themeluar dhe ka qenë Komandanti i parë i njësive guerile që është quajtur atëherë, e më vonë njësive për qytet, jo vetëm të Prishtinës, por në nivel të Kosovës”, tha Sali Salihu, shok dhe bashkëveprimtar.

“Për neve si familjarë është dhimbje, por njëkohësisht edhe krenari. Agroni, Bahriu dhe mijëra dëshmorë të tjerë zgjodhën rrugën e vështirë, rrugën e përballjes me guxim me armikun dhe ranë heroikisht në fushën e nderit. Për neve mbetet detyra që ta ruajmë atë që ata e kanë arritur dhe ta përcjellim me breza, sikur mesazh që atdheun duhet dashur dhe punuar për çdo ditë më shumë për të”, tha Tafil Rrahmani, vëllai i heroit.

Agron Rrahmani ra dëshmor më 12 maj 1998, gjatë një përballjeje me forcat serbe në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

You Might Also Like

Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik

Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren

Kanosin gruan për prishje të imazhit në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuarit

Sekuestrohen barna të kontrabanduara mbi 4 mijë euro në Gjilan e Viti

Moszbatimi i Ligjit për çmimin e barnave, ankohen qytetarët

Kosova Times May 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Çfarë do të sjellë takimi i 12-të Macron-Vuçiç?

Kosova Times Kosova Times August 25, 2024
Ngrihet aktakuzë kundër 26 të pandehurve për marrje rryshfeti
BE, e gatshme të organizojë takim ekspertësh për draft-statutin e Asociacionit
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
Kurti: Kalon Buxheti për vitin 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?