By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Beckham-at me zemër të thyer mësuan për rinovimin e betimit të martesës së Brooklyn-it në internet, ndërsa David dhe Victoria besojnë se djali i tij është larguar nga familja
August 12, 2025
Bullgaria tërheq botën me natyrë dhe WiFi – me vizë për nomadët dixhitalë
August 12, 2025
Pranga 68-vjeçarit – fotografoi 29-vjeçaren me rroba banje në plazh
August 12, 2025
Gjendet trupi i pajetë i një djali 6-vjeçar të zhdukur në det
August 12, 2025
Gjobë për shpërdorimin e ushqimit – restorantet gjermane dhe “euro disiplinore”
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit
Lajme

ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit

Kosova Times
Last updated: 2025/05/12 at 7:56 PM
Kosova Times Published May 12, 2025
Share
SHARE

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar me një sqarim publik pas deklaratave të dala në media lidhur me tarifat e energjisë elektrike, të bëra gjatë një takimi me deputetët e LDK-së. ZRrE tha se ndjen nevojën për të sqaruar publikun dhe për të ruajtur korrektësinë e informacionit që shpërndahet lidhur me proceset rregullative dhe vendimmarrjen për tarifat.

 

“ZRrE është institucion i pavarur, në kuadër të mandatit të dhënë me ligj, ka për detyrë rregullimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës”, thuhet në sqarim.

ZRrE thekson se një nga funksionet themelore të saj është shqyrtimi dhe miratimi i tarifave të energjisë, në përputhje me metodologjinë tarifore dhe parimet ligjore, si transparenca, drejtësia, jo-diskriminimi dhe qëndrueshmëria financiare e sistemit energjetik.

“Deklarimet se ‘vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës’ janë të pasakta dhe nuk qëndrojnë në përputhje me kornizën ligjore që rregullon sektorin e energjisë”, thuhet më tej në reagim.

ZRrE sqaron se vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e këtij institucioni dhe se asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për t’i anuluar apo shtyrë ato. “Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatorët, por kjo nuk përbën vendimmarrje rregullative”, thekson ZRrE.

Sipas ZRrE-së, vendimet e saj nuk mund të rishikohen apo kontestohen nga asnjë institucion publik, përveç shqyrtimit gjyqësor në gjykatën kompetente, sipas Ligjit për Konfliktet Administrative.

Sa i përket kalimit të konsumatorëve komercialë në tregun e hapur të energjisë, ZRrE sqaron se ky proces buron nga obligimet për liberalizim të tregut, të përcaktuara në direktivat evropiane që janë pjesë e legjislacionit që nga viti 2016.

“Deri tani ky aktivitet është shtyer për shkak të pasojave të pandemisë dhe të krizës energjetike, të cilat krijuan pasiguri në furnizim me energji dhe stabilitet të tregut”, thuhet në njoftim. ZRrE thekson se tani janë plotësuar kushtet për të mundësuar këtë kalim për konsumatorët që përmbushin kriteret.

“ZRrE do të monitorojë çdo hap të këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe për të garantuar që të gjitha palët e përfshira të respektojnë normat dhe standardet ligjore në fuqi”, përfundon sqarimi.

You Might Also Like

Shënohet 26-vjetori i themelimit të Doganës së Kosovës

Këto janë vendet më të varfra në Evropë

Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Kosova Times May 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Të drejtat e njeriut të respektohen në mënyrë universale

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Printeri 3D që po ndihmon në ndërtim të shkollës në Ukrainë
Kryeministri Kurti takoi delegacionin e senatit francez, kërkon mbështetje diplomatike
Konate pro grevës së futbollistëve për kalendarin e ngjeshur
Një kundërvënie ndaj mitit serb për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?