Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të Gjermanisë, Gjeneralleitnant Alexander Sollfrank.
Gjatë takimit, të dy komandantët diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin në kuadër të angazhimit të përbashkët për paqe dhe stabilitet.
Gjeneralleitnant Sollfrank vlerësoi përpjekjet e KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe rolin mbështetës të misionit ndaj dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Barduani, theksoi rëndësinë që ky dialog të vazhdojë me një qasje të ripërtërirë dhe vendimtare. Ai gjithashtu falënderoi homologun e tij gjerman për kontributin e gjatë dhe të qëndrueshëm të Gjermanisë në misionin e KFOR-it dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon.
KFOR-i rithekson angazhimin e tij për zbatimin e mandatit të bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.