By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
Lajme

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2025/05/15 at 7:33 PM
Kosova Times Published May 15, 2025
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për t`iu caktuar masën e arrestit shtëpiak dy të pandehurave, K.B. dhe Q.M.B., në një periudhë prej një muaji për secilën.

 

Në njoftimin e gjykatës thuhet se, pas seancës dëgjimore, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, pasi ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

“Të pandehurat K.A. dhe Q.M.B. janë të obliguara të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në asnjë rast, pa leje të gjykatës, nuk guxojnë të largohen nga shtëpia. Po ashtu, Policia e Kosovës është e detyruar të verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe, në rast të mosrespektimit, ta informojë gjyqtaren e procedurës paraprake. Sipas nenit 181, paragrafi 5 të KPPRK-së, gjykata mund të caktojë masën më të rëndë – paraburgimin, nëse të pandehurat nuk e respektojnë këtë masë,” thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se ka dyshime të bazuara që, nëse të pandehurat gjenden në liri, mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, duke asgjësuar, fshehur ose ndikuar në dëshmitarët dhe provat materiale. Kjo do të cenonte rëndë zhvillimin e procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar gjithashtu se masa e arrestit shtëpiak është caktuar edhe për shkak të peshës së veprës penale, si dhe rrethanave në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale. Sipas gjykatës, dyshimet janë të bazuara në faktin që bëhet fjalë për përvetësim të parave që Komuna e Prishtinës i kishte besuar për subvencionimin e fëmijëve që i plotësojnë kriteret ligjore për subvencionim. Gjithashtu, është marrë parasysh dëmi i mundshëm prej mbi 51 mijë euro, i shkaktuar buxhetit të Komunës, si dhe veprimet inkriminuese të të pandehurave që dyshohet se kanë përgatitur listat e përfituesve dhe i kanë dërguar në Komunën e Prishtinës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times May 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani takon presidentin e Emirateve, flasin për thellimin e bashkëpunimit

Kosova Times Kosova Times December 3, 2023
Një burrë vrau tre njerëz më pas edhe veten në Portugali
SHBA publikuan videon e avionit rus duke goditur një dron amerikan (VIDEO)
Escobar pas takimit me Osmanin: Shpresoj për lajme të mira pas takimit në Ohër
Mbidhet qeveria, merr këto vendime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?