LDK thekson se vendi gjendet pa Kuvend funksional, pa qeveri të konsoliduar dhe pa përgjigje për shqetësimet e qytetarëve. Sipas partisë, kjo krizë është rezultat i paaftësisë së partisë së parë për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të konstituuar institucionet.

“Çdo përpjekje për funksionalizim pa një shumicë parlamentare është imponim politik, jo zgjidhje reale,” thuhet në deklaratë.

LDK paralajmëron se zvarritja e situatës aktuale rrezikon rendin kushtetues dhe përbën dëm të drejtpërdrejtë për qytetarët e vendit. Si rrjedhojë, partia ka propozuar krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse kalimtare, me mandat të qartë dhe të kufizuar, si mënyrën më të përshtatshme për të dalë nga bllokada aktuale.

“LDK mbetet e përkushtuar për të vepruar me përgjegjësi dhe maturi në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje. Ftojmë të gjitha partitë politike që ta mbështesin këtë propozim në interes të vendit,” përfundon deklarata.