“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Sektori Rajonal pёr Hetime, tё mbёshtetur nga Stacioni Policor në Deçan, dhe nga njёsitet e Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Gjakovё dhe Gjilan, sot me datё 16.05.2025, kanё realizuar planin operativ, pёr rastin “Vrasje e mbetur nё tentativё”, tё ndodhur me 29.01.2025, nё rrugën “ Mikel Marku” nё Pejё. Nё vazhdën e hetimit sot janё kryer tetё kontroll/bastisje nё lokacione tё ndryshme ku janë gjetur dhe sekuestruar: 3 armë, 19 fishekё dhe 1 jelek antiplumb”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se personat e dyshuar janё arrestuar dhe tё njëjtit janё duke u intervistuar në hetuesi nё prezencën e avokatit mbrojtës.