“Rreth orës 16:25, të datës 15 maj 2025, policia është njoftuar se katër persona të rritur (tri femra dhe një mashkull) pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga tre persona të dyshuar (një mashkull dhe dy femra kosovare), të cilët dyshohet se pas sulmit kanë kryer edhe një akt grabitjeje ndaj njërës prej viktimave femra, duke i marrë para të gatshme të cilat ajo i kishte me vete. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar menjëherë trajtim mjekësor. Pas një pune të shpejtë operacionale dhe hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se dy prej të arrestuarve me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje si dhe ndaj tyre është iniciuar rast për hetim për veprat përkatëse. Ndërkaq, paratë e grabitura i janë kthyer viktimës.