By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin
Lajme

Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin

Kosova Times
Last updated: 2025/05/16 at 1:57 PM
Kosova Times Published May 16, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa deklaroi sot në fjalën e seancës së parë plenare të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë se, “titulli i takimit të sotëm është me të vërtetë me vend “një Europë e re në një botë të re”. Unë besoj që kjo është ҫështja kryesore për këtë samit të sotëm. Pra ҫfarë është Europa? Cili është roli i saj në këtë botë të re?”.

Costa tha se pas fundit të Luftës së Dytë Botërore “ne ndërtuam një rend të ri botëror të bazuar tek Karta e OKB-së, tek e drejta ndërkombëtare si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai tregtar”.

“Sigurisht që ai rend ndërkombëtar nuk ishte i përkorë por na ofroi një kuadër shumë të mirë për paqen për begatinë në rritje, në veçanti këtu në Europë”, shtoi ai.

“Tashmë ky rend botëror i bazuar tek rregullat, pra po minohet nga shumë palë. Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe në kontinentin evropian sërish dhe kjo luftë është një sulm ndaj komunitetit ndërkombëtar, ndaj të gjitha parimeve, të cilat ne i kemi fort përzemër si sovranitetin kombëtar, si edhe funksionimi i kufijve ndërkombëtarë dhe integriteti territorial i vendeve tona”, tha ai.

Duke folur për situatën në Gazë, Costa u shpreh se, “është një situatë që është një tragjedi humanitare. Pra, e drejta ndërkombëtare po dhunohet kur njerëzit po sulmohen me forcë të zhdrejtë”.

“Për dekada bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ai tregtar ka bërë që njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin dhe të ketë më begati. Ndërkohë që kjo ndërvarësi që ne kishim krijuar është shndërruar në një instrument pushteti dhe presioni”, tha Costa.

Nga ana tjetër, shtoi presidenti i Këshillit Evropian, “mënyra sesi ne kemi funksionuar me rendin shumëpalësh ka bërë që ne të kishim, paqe, siguri, pavarësisht ndryshimeve klimaterike kemi promovuar të drejtat e njeriut, të gjitha këto ҫështje të cilat mund të avancohen përpara vetëm nëse ne bashkëpunojmë në formë kolektive”.

“Megjithatë rendi shumëpalësh vazhdon të sulmohet ngahera dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe Europa ka detyrë të punojë për këtë ҫështje. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe Europa duhet t’ia dalë mbanë për të sjellë një paqe të drejtë dhe kohëgjatë për Ukrainën”, u shpreh Costa.

Duke iu drejtua presidenti Ukrainas Zelensky, Costa theksoi se , “ne e dimë i dashur Volodymyr që siguria juaj është edhe siguria jonë. Europa gjithashtu duhet të investojë më shumë tek mbrojtja e saj, sepse ne kemi mësuar që paqja pa mbrojtje është iluzion”.

“Europa duhet t’ia dalë mbanë për të krijuar kushtet e duhura për të patur zgjidhjen e duhur për paqe në Lindjen e Mesme sepse në rast se nuk e bëjmë këtë kështu do të minohet, jo vetëm siguria e gjithë Europës dhe vendeve të tjera fqinje, por edhe autoriteti i saj. Europa duhet t’ia dalë mbanë për të thelluar, por edhe për të zgjeruar rrjetet e saj të tregtisë botërore dhe të begatisë”, tha Costa.

“Ne nuk duhet t’i jepemi tundimit të proteksionizmit por duhet të kemi partneritete dhe duhet të shmangim mentalitetin me shumatoren zero. Europa duhet t’ia dalë mbanë pra për të mbrojtur rendin shumëpalësh duke udhëhequr edhe me anën e paktit për të ardhmen. Duke respektuar marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimaterike, duke mbrojtur oqeanet si një e mirë globale për të gjithë dhe sigurisht duke vazhduar të jetë një shtyllë e fortë dhe mbështetëse e OKB-së dhe Europa ka për t’ia dalë mbanë”, tha Costa.

Costa nënvizoi se, “BE është gati dhe i gatshëm që të luajë këtë rol të plotë në këtë Europë të re në këtë botë të re duke punuar nga afër me të gjithë partnerët tanë Europianë”.

“BE-ja e re do të jetë një partner i besueshmë për integrimin europian, por edhe për bashkëpunimin për energjinë, për sigurinë, për mbrojtjen, për të mbrojtur klimën”, theksoi ai.

“Duhet përdorur kjo energji, ky motivim pikërisht për të ardhmen e fëmijëve dhe energjinë e mikut tonë Edi Rama që të punojmë së bashku si europianë”, përfundoi Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. /ata

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times May 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Drita fiton derbin ndaj Prishtinës, Llapi ngjitët në krye të tabelës

Kosova Times Kosova Times March 9, 2024
Vendosen masa mbikëqyrëse ndaj biznesmenit të arrestuar nga Kosova
Një sulm me raketa është nisur në qytetin Karkamysh në Turqi, ka të vdekur
Afgania kritikon talibanët me këngë kundër poligamisë
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të korruptuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?