By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner
June 12, 2025
Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`
June 12, 2025
Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës
June 12, 2025
Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri
June 12, 2025
Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Drejtësia për Ukshin Hotin është detyrim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Drejtësia për Ukshin Hotin është detyrim
Lajme

Kurti: Drejtësia për Ukshin Hotin është detyrim

Kosova Times
Last updated: 2025/05/16 at 4:56 PM
Kosova Times Published May 16, 2025
Share
SHARE

Në përvjetorin e 26-të të zhdukjes së Ukshin Hotit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar figurën e profesorit, politikanit dhe mendimtarit të shquar, i cili u zhduk me dhunë nga autoritetet serbe më 16 maj 1999, teksa ka paraqitur edhe disa dokumente të asaj kohe.

 

Në postimin e tij, Kurti ka përshkruar me hollësi rrethanat e zhdukjes së Ukshin Hotit, duke theksuar: “Ukshin Hoti u arrestua më 1994 dhe u dënua për aktivitetin politik të tij me 5 vite burgosje. Dënimi i tij do të merrte fund më 17 maj 1999, por një ditë më herët, më 16 maj, autoritetet e Burgut të Dubravës ku ai po e vuante dënimin e nxorën nga burgu dhe e zhdukën”, shkroi Kurti.

Ai ka sjellë në vëmendje dokumentin zyrtar të lirimit të Ukshin Hotit me numër protokolli 24-2241-05, të nënshkruar nga Drejtori i Burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq, si dhe një letër të shkruar me dorë nga autoritetet e burgut ku figuron emri i Hotit, fillimisht i renditur, por më pas i fshirë me laps, me vërejtjen: “ka mbaruar dënimin”.

“Ukshin Hoti u nxor prej dhomës së burgut nga mbikëqyrësi Branko Komatina, duke mbajtur me vete vetëm një thes me gjërat e tij personale dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për të”, shtoi Kurti.

Ai ka theksuar përfshirjen e zyrtarëve serbë në këtë zhdukje të qëllimshme, duke thënë:
“Këtu është karta e identitetit të mbikëqyrësit Branko Komatina dhe e drejtorit të burgut, Aleksandër Rakoçeviq, si dy nga personat e përfshirë në skenarin e zhdukjes së Ukshin Hotit. Por emrat e zyrtarëve shtetërorë serbë të përfshirë në këtë rast, ndjekin një zinxhir që shkon deri te nivelet e larta ministrore dhe qeveritare të Serbisë”.

Tutje Kurti theksoi se dita e lirimit të Hotit nuk ishte një ditë gëzimi, por e dhimbjes:
“16 maji i vitit 1999, dita e lirimit të Ukshin Hotit nuk ishte dita e daljes së tij në liri, por dita e zhdukjes së tij”.

Duke e cilësuar atë si një nga personat e zhdukur me dhunë nga autoritetet shtetërore të Serbisë gjatë luftës në Kosovë, Kurti përkujton edhe masakrën që ndodhi më pas në Burgun e Dubravës:
“Në ditët pasuese pas zhdukjes së Ukshin Hotit, autoritetet shtetërore të Serbisë kryen një masakër të madhe dhe të llahtarshme ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, një tjetër krim shtetëror ky i Serbisë”.

Pavarësisht publikimit të dokumenteve dhe dëshmive të shumta që nga viti 2011, Kurti shpreh zhgënjimin për mungesën e veprimit institucional në Kosovë: “Megjithëse këto dokumente sikur edhe të tjera relevante janë publikuar që në vitin 2011 nga Ukë Thaçi në librin ‘Masakra në burgun e Dubravës’ dhe megjithëse shumë të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës atë kohë, kanë dëshmuar për rrethanat e zhdukjes së Ukshin Hotit, sistemi prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës, nuk ka ngritur aktakuzë qoftë dhe në mungesë të të dyshuarve, për rastin e Ukshin Hotit”.

Kryeministri në detyrë e quan këtë neglizhencë institucionale si një boshllëk të dhimbshëm në rrugën drejt drejtësisë: “Mungesa e veprimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës mbetet boshllëk i dhimbshëm në përpjekjen tonë kolektive për drejtësi dhe për të vërtetën. Institucionet tona të drejtësisë e kanë obligim moral dhe kushtetues që të veprojnë me përgjegjësi, për të mos lejuar që harresa ta zëvendësojë drejtësinë. Republika e Kosovës kërkon zbardhjen e plotë të rastit të zhdukjes së Ukshin Hotit dhe drejtësi për të, sikur edhe për të gjithë të zhdukurit e tjerë me dhunë. Politikani e profesori Ukshin Hoti do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës e unike të mendimit politik shqiptar”, përfundoi Kurti.

You Might Also Like

Osmani uron Ditën e Çlirimit nga Tokio: `Liria na bashkon–sot dhe përherë`

Mbyllen 22 lokale të lojërave të fatit në rajonin e Prishtinës

Jashari: 12 Qershori është kurorëzim i përpjekjeve shekullore për liri

Zjarr në qendër tregtare në `Bregun e Diellit`, nuk ka të lënduar

U mbajt dialogu mes Kosovës, Zvicrës e Lihtershtejnit në fushën e migrimit

Kosova Times May 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE do hapa të tjerë pas zvogëlimit të pranisë policore në veri

Kosova Times Kosova Times August 17, 2023
Sarrazin:Kemi premtimin nga Serbia se nuk do të bëjë ndonjë budallallëk
Një ish-agjent i CIA-s drogoi dhjetëra gra dhe i fotografoi të zhveshura. Ai u dënua me 30 vjet
Haradinaj: Kosova në NATO, nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët
Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi përfshirjen e avioneve te saj në incidentin me një dron amerikan mbi Detin e Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?