Incidenti ku dyshohet se është përfshirë si e dyshuar zyrtarja policore raportohet se ka ndodhur sot në qytetin e Ferizajt.

“Hetuesit e IPK-së për veprimet hetimore janë konsultuar me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.