By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Amerikanja iku me femiet ne Kroaci per shkak te fundit te botes
January 26, 2026
Një parajsë italiane pa rrugë dhe turistë
January 26, 2026
Ja sa para duhet të keni nëse doni të udhëtoni rreth botës – me anije
January 26, 2026
Republikanët kërkojnë hetim për vrasje
January 26, 2026
Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem
Lajme

Rizvanolli: Furnizimi me ujë të pijshëm në komunat veriore, pa problem

Kosova Times
Last updated: 2025/05/17 at 4:15 PM
Kosova Times Published May 17, 2025
Share
SHARE

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se për 26 vjet furnizimi me ujë të pijshëm i komunave veriore nga KRU Mitrovica ka kushtuar Republikën e Kosovës 19.5 milionë euro, pa inkasuar asnjë cent. Ajo ka theksuar se furnizimi ka vazhduar pa asnjë problem, përveç ditëve pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, i cili u shkaktua nga Serbia dhe marionetat e saj në Kosovë.

 

Rizvanolli tha se “çdo brengë e shprehur nga Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe për kinse ‘mosbesim ndaj KRU Mitrovicës’, nuk është brengë për qytetarët serbë të Kosovës, por për humbjen e fuqisë së vet për të shantazhuar e për të blerë votën e serbëve të Kosovës përmes institucioneve ilegale”.

Ajo theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ndërmarrjet publike janë të përkushtuara për të ofruar shërbime cilësore dhe të sigurta, në përputhje me standardet më të larta të ligjit, për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Sigurojmë qytetarët e Kosovës dhe të gjitha palët se brengat për zëvendësimin e administratës së furnizimit dhe aseteve nga strukturat paralele ilegale, jashtë kornizës ligjore, kontrollit dhe mbikëqyrjes nga institucionet e Republikës së Kosovës, me administrim nga një ndërmarrje e licencuar, të rregulluar dhe monitoruar nga institucionet e Republikës së Kosovës, janë thjesht të pabaza”, tha Rizvanolli.

Ajo gjithashtu tha se ofrimi i shërbimit nga KRU Mitrovica sipas marrëveshjeve të nënshkruara me komunat në janar të këtij viti mundëson furnizim cilësor dhe të sigurt dhe investime në rrjet dhe mirëmbajtjen e tij.

“Po ashtu, për të mundësuar investimet e duhura për përmirësim të shërbimit dhe fillimin e matjes dhe inkasimit, KRU Mitrovica ka kërkuar mbështetje financiare edhe nga Fondi Zhvillimor për komunat veriore të Kosovës”, tha ajo.

Rizvanolli shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e përkrah fuqishëm këtë kërkesë dhe shpreson që komunat dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do ta përkrahë këtë kërkesë, në të mirë të qytetarëve të komunave veriore dhe një procesi të kuptimshëm të bashkëpunimit dhe integrimit ndër-etnik në këto komuna.

You Might Also Like

Lista serbe: U formua një ekip i posaçëm për të zgjidhur çështjen e Ligjit për të Huajt

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Policia nis hetimin e provave për rinumërimin e votave në Drenas

Hamza pret ambasadoren Tamar Ziv, diskutohen marrëdhëniet Kosovë–Izrael

“Liria ka Emër” merr leje nga Komuna e Prishtinës për marshin e 17 shkurtit

Kosova Times May 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Mediokritetet që kanë hy në jetën politike me dhëmbë të mprehtë

Kosova Times Kosova Times April 25, 2025
Gjermania, Franca dhe Polonia kërkojnë progres për liberalizimin e vizave për Kosovën
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Turqisë
Arrestohen dy persona, dyshohen se rrëmbyen një person
Dënohen bankierët që ndihmuan shokun e Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?